Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.

“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023.

Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Masat e reja konsiderohen si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të cilat goditën shërbimet financiare ruse, naftën dhe qymyrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryediplomatja spanjolle premton ratifikimin e shpejtë të protokollit për NATO

Ministrja e Jashtme dhe për Evropë e Spanjës, Arança Gonzales Laja, ka…

​Gucati e Haradinaj nuk ishin në dijeni nëse dokumentet në paketa ishin konfidenciale, thotë mbrojtja

Po mbahet në Hagë konferenca e dytë përgatitore për gjykim në rastin…

Ish-zyrtarët e akuzuar për keqpërdorime, ende në liri

Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të Qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, të…

Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën sanksione të tjera ndaj udhëheqësit bjellorus,…

Projekt për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni në procedurat për punësim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparensi Interneshënëll-Maqedoni do ta promovojnë…