Vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në Evropë është “një instrument shantazhi”, thotë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Lëvizja është “e pajustifikuar dhe e papranueshme” dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit, shton ajo.
Ajo thotë se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me ta për të siguruar dërgesat alternative.
“Një takim i grupit të koordinimit të gazit po zhvillohet tani për të hartuar përgjigjen e koordinuar të BE-së”, shton von der Leyen.
“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar flukse alternative – dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë,” thotë ajo.
Rusia e ka ndërprerë furnizmin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, shkruan BBC.