Bashkimi Europian tha se nuk ka parë “asnjë provë deri më tani” nga SHBA se Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi, sipas një deklarate të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

E pyetur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës në rast të dërgesave të tilla, von der Leyen tha se kjo është “një pyetje hipotetike që mund të përgjigjet vetëm nëse kjo bëhet realitet dhe fakt”.

Presidentja e Komisionit nënvizoi se BE-ja po monitoron marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë çdo ditë. Pekini dhe Moska njoftuan një partneritet “pa kufij” pak përpara se ushtria ruse të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Pekini mund të ofronte “armë vdekjeprurëse” për Moskën, të cilën qeveria kineze e mohoi.

Von der Leyen, e cila u pyet në lidhje me pretendimin e SHBA-së nga një gazetar, foli me kancelarin gjerman Olaf Scholz pranë saj në Pallatin Meseberg në Gjermaninë lindore.

Presidenja e Komisionit Europian ishte e ftuar në një mbledhje të kabinetit të Scholtz.

“Ne të gjithë jemi dakord që Kina nuk duhet të dërgojë armë në Rusi”, tha Scholtz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vazhdon numri rekord i të infektuarëve me Covid-19 në Indi

Të infektuarit me Covid-19 në Indi po vdesin në shtretër jashtë spitalit,…

Priten thatësira ekstreme, ka mungesë bore në alpet e Europës

Majat e alpeve në Europë këtë vit nuk kanë pasur reshje të…

Ky është autori i sulmit që vrau disa persona me shigjeta në Norvegji

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë…

Këshilltari i qeverisë ukrainase: Putini vizitoi Mariupolin për herë të parë dhe të fundit

Oleksi Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, ka thënë për Sky News se…

Osmani në Kanada: Në këmbim të çnjohjes së Kosovës, Serbia u dërgonte vaksina ruse disa vendeve afrikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur një fjalim…