Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Von Cramon ka thënë se mosmarrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik.

E nga kjo situatë sipas saj është e lumtur vetëm Rusia dhe Vladimir Putini.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin”.

“U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe nuk iu dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave”.

“Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian po e quante veten komision gjeopolitik, kjo është shaka”, ka shkruar Von Cramon.

Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE-ja është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.

Franca dhe Holanda janë dy vendet që konsiderohen skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti kinez flet me Putin: Mbështesim Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut

Ndërkohë që vendet Perëndimore janë bashkuar kundër Rusisë, fqinji i saj, Kina…

87 të infektuar, një viktimë dhe 5 të shëruar nga Kovid-19

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 87 raste të reja të të infektuarve…

Aleanca për Shqiptarët propozoi Elmi Aizirin për nënkryetar të kuvendit

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e iniciativës për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.…

Gjermania do t’i dhurojë tanke ukrainasve që as uji nuk do të mund t’i ndalë

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase…

Lajçak takon Reekerin, flasin për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot…