Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, duke kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Para dy vjetësh, Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit ku kishte qenë e regjistruar.

“Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar ajo në Twitter.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë se është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, gjë e cila po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shtëpia e Bardhë e shpall luftën kundër korrupsionit përparësi të sigurisë kombëtare

Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore…

Me këngë provokuese serbe për Kosovën provokohen banorët e një lagjeje shqiptare në Kumanovë

Banorë të rrugës “11 Nëntori” në Kumanovë kanë shprehur shqetësimet se dikush…

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Edhe sot do të vazhdohet me gërmimet në lokacionin e Kizhevak të…

Me Türksat 5A, Turqia rriti në 7 numrin e satelitëve të saj aktivë

Numri i satelitëve aktivë të Turqisë, e cila është një nga 30…

Habibi i bashkohet Ozilit kundër kinezëve: të mbrojmë vëllezërit

Kampioni i i MMA Habib Nurmagomedov i është bashkuar mesfushorit të Arsenalit…