Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë në një intervistë për T7 se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces.

Ajo ka folur pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2024.

Duke folur për televizionin, von Cramon ka thënë se rezultati i arritur sot është arritje e qeverive të ndryshme, megjithatë ajo ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka shumë merita.

“Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen”, ka deklaruar von Cramon.

Eurodeputetja ka deklaruar se nuk do t’ia jepte meritat e liberalizimit një qeverie të caktuar. Ajo ka thënë se të gjitha qeveritë e kanë bërë punën e tyre.

“Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, ka theksuar ajo. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk…

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person

MPB njofton dje ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, ku…

Eurostat: BE uli konsumin e gazit natyror me 17.7 për qind

Konsumi mesatar i gazit në Bashkimin Evropian në periudhën nga gushti 2022…

Tre zyrtarë në Maqedoni të dyshuar për keqpërdorime

Zyra e Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska deri më tani…

Paraburgim për një person nga Gostivari për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj

Prokuroria Themelore Publike njofton se 30 vjeçari nga Negotina e Gostivarit gjatë…