Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët.

“E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk mund të fshihej mahnitja e tij. Në të njëjtën kohë, Artan Grubi konsiderohet si njëri nga deputetët më të shpejtë kur në atë kohë ka shtypur sustën për të votuar qeveritë e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësi më i mirë për momentin i LSDM-së është Artan Grubi”, thanë mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

Ndërkaq Grubi duke folur për koalicionin opozitar mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së deklaroi:

“Ju thashë, “koalicioni 27″ e quajnë në rrjete sociale. Ai është koalicion i ndarjes dhe jo i bashkimit. Koalicion i “Shkupi 2014” dhe jo Shkupit të një tërësie apo të përbashkëtës sonë. Mezi pres ta shoh ditën kur të gjithë votuesit e Aleancës me gjithë zemër, me tërë entuziazmin, me tërë dashuri do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit dhe e kundërta. Të gjithë ata patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë më 27 prill (2017) në Kuvend, të gjithë ata që e përkrahin “Shkupi 2014” do të votojnë me bindje të madhe, me gjithë zemër për Ziadin Selën dhe Aleancën. Mezi pres ta shoh 17 tetorin”./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjerim ose jo i BE-së, ambasadorët mblidhen në Bruksel i ri

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE më…

Kina i bllokon 80 mijë turistë, s’i lejon të largohen për shkak të COVID-19

Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në…

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.…

Pasuria e shefave të Grupeve Parlamentare të partive politike

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë…

Pejë: Arrestohen një polic dhe gjashtë qytetarë për bixhoz

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic dhe gjashtë qytetarë në…