Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “mashtruesi Zaev është burimi i krizave dhe problemeve në Maqedoni”.

“Ai nuk mund të jetë asnjë zgjidhje. Heqja e tij është e domosdoshme për një Maqedoni të mirë. Fjala e tij e pamë se nuk vlen, ai përveç se është humbës dhe mashtrues klasik”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, përpjekjet e fundit me presione dhe oferta ndaj deputetëve që nënshkruan për mocionin e mosbesimit të qeverisë janë për shpëtimin e Zaevit dhe ekipit të tij dhe këto janë akte dëshpërimi.

“Qytetarët ia kumtuan fjalët e fundit se janë për ndryshime dhe këto keqpërdorimi nuk do ta ndihmojnë por vetëm se do ta rrisin pakënaqësinë e popullit”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaevi nuk mund ta mbajë Maqedoninë në peng për shkak të karriges dhe se populli e ka të qartë se me Zaevin dhe LSDM-në vendi shkon në krizë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike.

“Motivi i atyre që nënshkruan nismën është përmbushja e vullnetit të qytetarëve. Kaloi koha e rrenave, frikësimeve dhe trysnive të mashtruesit Zaev”, thonë nga kjo parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet – ajo është e qytetarëve dhe jo e individëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër zotimet e para…

Vijojnë kërkimet për varret masive në Ukrainë

Mbi 440 trupa janë gjetur në këtë qytet, BE bën thirrje për…

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Nga sot (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare…

Konjufca propozon tërheqjen e 7 ambasadorëve, në mesin e tyre edhe Vlora Çitaku

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar tërheqjen…

Parlamenti britanik do të votojë për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më…