Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se tashmë kanë kaluar tre javë nga katastrofa me autobusin ku humbën jetën 45 persona, ndërsa qeveria LSDM-BDI, siç thonë ata, ende nuk kanë përgjigje se si një autobus pa licencë 140 herë ta lëshojë kufirin.

Ata shtojnë se MPB-ja dhe Dogana heshtin se si ka mundësi që tabela e autobusit të aksidentuar të Besa Trans të mos ekzistojë.

“Për çfarë shteti juridik mund të flasim kur që nga dita e aksidentit deri sot, inspektorati nuk ka kontrolluar në kompani dhe nuk ka përgatitur raport. Heshti edhe nga Prokuroria dhe nuk ka asnjë reagim. 45 persona humbën jetën, ndërsa institucionet nuk reagojnë edhe pse ka shumë lëshime, keqpërdorime të sistemit dhe dyshime për krim”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, qeveria dhe institucionet mbrojnë dhe fshihen krimin dhe se në një vend normal, që nga ditët e para do të kishte dorëheqje.

“Për qeverinë LSDM – BDI, trupi i njeriut nuk do të thotë asgjë. Por populli sheh dhe do ta dënojë”, thonë nga kjo parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tre persona therin me thikë një burrë në Prishtinë

Një burrë, pas një konflikti verbal dhe fizik me tre të dyshuar,…

Presidenti i Kroacisë nesër vjen në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për…

Klitschko: Kievi mund të mbetet pa energji dhe pa ujë

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk mund të përjashtojë…

Ateron në Francë aeroplani me 250 evropianë të ardhur nga Kina

Një aeroplan me 250 qytetarë të Francës dhe të vendeve të tjera…

Mehaj: 2023-ta do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë vit i fuqizimit të ushtrisë…