Vlera e Bitcoin-it ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34,000 dollarë në shkëmbimoren e kriptovalutave, Coinbase.

Kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50%, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar.

Rënia e vlerës së aseteve digjitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie.

Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.

Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10% në javën e fundit.

Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum.

Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Macron dhe Putin do të zhvillojnë sot bisedë telefonike

Zyra e presidentit francez, ka njoftuar se Emmanuel Macron do të flasë…

Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora…

OKB kërkon hetim për vrasjen e qytetarëve që morën pjesë në demonstrata

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që kur një valë protestash…

Dorëzohet lista e kandidatëve të LVV-së në KQZ, pjesë e saj edhe babai i Arbnor e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror…

Osmani viziton Panamanë dhe Kosta Rikën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Panama.…