Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral në Moskë i rrethuar nga rojet e tij, njëri prej të cilëve mbante një valixhe të dyshimtë, që sipas shtypit ndërkombëtar, besohet të ketë qenë “valixhja bërthamore”.

I veshur me të zeza, Putin bëri homazhe për Vladimir Zhirinovsky, një nacionalist i zjarrtë, i cili humbi jetën si pasojë e Covid.

Pranë Presidentit Putin qëndronte një oficer i lartë ushtarak i cili mbante valixhen që besohet se kishte kodet e armëve bërthamore.

Artikulimi për armët bërthamore u bë kryefjalë gjatë javëve të fundit kur nisi konflikti ushtarak në Ukrainë, shtet që u sulmua nga Rusia.  

Forcat ruse lëshuan edhe një raketë hipersonike duke goditur depo municionesh dhe armësh të ushtrisë ukrainase.

Sa i përket armëve bërthamore, më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka artikuluar se nëse do të shpërthejë Lufta e III Botërore, do të jetë me armët bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden dhe Putin do të zhvillojnë përsëri bisedime

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij…

Një kullë tjetër e televizionit ukrainas goditet nga raketat ruse, humbin jetën nëntë persona – ka akoma njerëz nën rrënoja

Një sulm tjetër ajror i ushtrisë ruse ka ndodhur mbi një kullë…

OKB: Dy milionë njerëz janë larguar tani nga Ukraina

Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë dita-ditës po shkon…

Kurti: Në zgjedhjet e ardhshme le të bëhen të gjithë liderët bashkë, le ta marrin edhe presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për të gjithë…

Pjesëtari i FSK-së zë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara…