Kumbaro: Zgjerohet sipërfaqja e mbrojtur

Lumi i fundit i egër në Evropë, Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar. Vendimi u mor këtë të hënë nga Këshilli i Ministrave dhe u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

“E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtjeje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: Lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës”.

Pas këtij vendimi, nis dhe faza e dytë ku do përcaktohen edhe zonat ku nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje e jashtme.

“Faza e dytë do të vazhdojë me hartimin e planit të menaxhimit dhe gjithë masterplanit të zonës, për të parë ku mund të zhvillohen zona, ekonomi tradicionale, ekoturizëm, ku do të jenë zonat strikte dhe ku nuk do të ndërhyhet fare”.

Në vendimet e tij Këshilli i Ministrave miratoi edhe marrëveshjen e bërë mes dy Shqipërisë dhe Malit të Zi, për ndërtimin e urës në Lumin Bunë.

“Një urë që do përshkohet në dy minuta. 1.5 miliardë lekë, 50 me 50 mes dy vendeve”.

Një ndryshim tjetër u miratua edhe për nxitjen e punësimit, sipas së cilit bizneset me numër të madh punonjësit kanë si detyrim punësimin e një numri të caktuar personash me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Merkel: Nga 2008-ta Putin merret me pavarësinë e Kosovës

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë detaje për situatat e ndryshme…

Inflacioni në Eurozonë arrin në 3 për qind, niveli më i lartë brenda një dekade

Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë brenda një dekade,…

Kurti për TRT: Asociacioni pa njohje është si kafja pa filxhan

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në Turqi në një vizitë zyrtare me…

Kurti edhe sot në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të…