Origjina e Covid ka përfshirë në debat zyrtarët e lartë të shteteve të mëdha dhe shkencëtarët. Pas kërkimeve të fundit që zbuluan se virusi mund të jetë artificial, i prodhuar në laborator, zyrtarët e SHBA kërkojnë të fajësojnë Kinës.

Ndërkohë një prej ish-anëtarëve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, tha se hetimet mbi origjinën e Covid-19 duhet të kryhen në mënyrë shkencore dhe të ruhet siguria kombëtare.

Sipas tij hetimet duhet të zgjerohen edhe më shumë dhe të kërkohen informacione të tjera që mund të sqarojnë shumë pikëpyetje.

Shkenca është një pjesë e informacionit, por ka shumë informacione të tjera që tregojnë se virusi mund të ketë dalë nga një laborator, që ne duhet të kemi një pamje më të qartë në lidhje me këtë“, ka thënë ai.

Sipas tij duhet vlerësuar çdo detaj në lidhje me të dhënat që zbulohen për virusin. “Duhet analizuar sjellja e qeverisë kineze, sjellja e laboratorit, shikohen prova të tjera rreth laboratorit, përfshirë infeksionet që ne tani e dimë se kanë ndodhur. Dhe kjo ndryshon vlerësimin e përgjithshëm“, shtoi ish-zyrtari i lartë.

Por edhe pse hetimet po zhvillohen në shumë drejtime, sërish nuk ka një përgjigje të prerë se cila është origjina e Covid. Pak ditë më parë u hodhën dyshime se Covid-19 doli nga laboratori në Wuhan.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden, por dhe ish-Presidenti Donald Trump, i cili tha se duhet fajësuar Kina dhe rikujtoi deklaratat e tij kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…