Mbi 440 trupa janë gjetur në këtë qytet, BE bën thirrje për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për të shqyrtuar mizoritë

Banorët e qytetit ukrainas të Izium kërkuan për të afërm në një varr masiv i cili mendohet se mund të jetë ngritur nga ushtarët rusë gjatë përiudhës së luftimeve të ashpra. Shkaqet e vdekjes nuk janë përcaktuar ende, megjithëse banorët thonë se disa humbën jetën në një sulm ajror. Autoritetet ukrainase kanë thënë se të paktën një prej trupave kishte duar të lidhura dhe shenja litari në qafë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se hetuesit kishin zbuluar prova të reja të torturës së përdorur kundër njerëzve të varrosur në Izium, një nga dhjetëra qytetet e rimarrë në Kharkiv verilindor pas një avancimi në fillim të këtij muaji. Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete të ndryshme,” tha Zelenskiy në një fjalim.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për një “gjykatë të posaçme ndërkombëtare” pas varreve massive të zbuluar në Izium. 

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme,” është shprehur  Jan Lipavský, ministër i jashtëm i Republikës Çeke. 

Më shumë se 440 trupa janë zbuluar nga zyrtarët ukrainas. Moska mohon kryerjen e mizorive në luftë ose shënjestrimin e civilëve. Autoritetet e Kievit njoftuan se kanë nisur një operacion aktiv kundërsulmues. Putin ka paralajmëruar se Moska do të përgjigjet me forcë nëse trupat e saj do të viheshin nën presion të mëtejshëm, duke ngritur shqetësime se ai mund të përdorte armë të vogla bërthamore ose kimike.

Disa analistë ushtarakë kanë paralajmëruar se rusët mund të organizojnë gjithashtu një incident bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia, më i madhi në Evropë. Ndërkaq, një nga katër linjat kryesore të energjisë të uzinës është riparuar dhe po e furnizon sërish centralin me energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OBSH korrigjon vlerësimin e kërcënimit të koronavirusit

OBSH korrigjoi sot vlerësimin e saj për kërcënimin e virusit, që u…

MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që…

Ministri i Mbrojtjes falënderon Turqinë për përkrahjen ndaj FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e…

Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me…

Lirohet kryetari i rrëmbyer i Melitopolit, thotë Ukraina

Kryebashkiaku i Melitopolit, i cili thuhet se u rrëmbye nga forcat ruse…