Personeli turk nga Komanda Rajonale në Lindje në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kreu patrullime përgjatë vijës kufitare administrative.
Në një njoftim për media, KFOR-i tha se këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të KFOR-it për të garantuar siguri të qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999.
KFOR-i ka si detyrë të ofrojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.