Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët se tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga diaspora.

LVV në njoftimin e bërë ka thënë se periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë është 13-21 janar, ndërsa periudha e votimit për votuesit nga jashtë është 2-12 shkurt.

“Të dashur bashkatdhetarë, tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata. Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata”, thuhet në njoftimin LVV-së.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa subjektet politike kanë dhjetë ditë kohë për të bërë fushatë elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Historianët: Lista serbe të shpallet organizatë terroriste dhe anti-kushtetuese në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër…

Debat i ashpër mes Micotakis dhe Tsipras për vaksinën ruse

Menaxhimi i pandemisë dhe vaksina ruse ishin temat kryesore të debatit në…

Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar në Twitter, se ka pasur një…

Mbi 80 plumba drejt automjetit, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua në Butel

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari…

Vjosa Osmani me vizitë treditore në Shqipëri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, nga…