Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhje të dielën ku është diskutuar për situatën në veri dhe tema tjera.

Në këtë mbledhje që ka marrë pjesë edhe kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, është thënë se barrikadat në veri duhet hequr dhe duhet kthimi i rendit e ligjit në atë pjesë.

“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Serbët kanë vendosur barrikada në disa pjesë në veri të Mitrovicës që nga e premtja e kaluar. Veprimet e tyre kanë ardhur pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, i
cili akuzohet për sulme ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës dhe patrullave të Policisë së Kosovës.

Thirrje për heqjen e barrikadave kanë bërë BE dhe SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pushteti dhe opozita kapen me njëra tjetrën edhe për bishtin e demit në rrugën “Maqedonia”

Heqja e bishtit të statujës së demit në rrugën “Maqedonia” në Shkup…

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të përfshihen në dialog, theksojnë nevojën e reciprocitetit

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet…

Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është parë mëngjesin e sotëm…

Dy viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus, shërohen 8 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë…

55 persona të arrestuar për shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

Policia ka ndaluar 71 persona që nuk kanë respektuar orën policore gjatë…