Një lajm jo zyrtar që ka qarkulluar në disa media se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Megjithëse nga LVV kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse Gjykata Kushtetuese ka marrë ndonjë vendim për rastin e vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, zyrtarë të kësaj partie kanë filluar të shpërndajnë fotografi të kreut të liderit të partisë ku shkruan ” Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Një postim të tillë e ka bërë ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Postimi i tij në rrjetin social Facebook, ka marrë pëlqime të shumta brenda pak minutash.

Gjithashtu, nënkryetarja e LVV-së,  Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 përqind të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, thuhet në reagimin e Nagavcit në Facebook.Theksojmë se vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, për të cilën LVV kishte pohuar se ishte e paligjshme. 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10226849924213598&set=a.10201626512364066&type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Më mirë për Tetovën: Dy muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, nuk ka as përgjegjësi penale e as morale

Hamdi Sulemani nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” në konferencë për…

Gruevski: Jap dorëheqje nga posti i deputetit

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në…

Fitorja e Biden, Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e Trump

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur…

Osmani e përgëzon Abdixhikun për rolin konstruktiv të LDK-së

“Me Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë…

Rusët godasin me raketë një anije mallrash japoneze në Deti e Zi

Një anije mallrash në pronësi japoneze është bombarduar në Detin e Zi,…