Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Dhe shqetësimi i tij janë burimet e hapura të konfliktit në rajone të ndryshme dhe përhapja bërthamore, me më shumë se 13,000 armë atomike që ekzistojnë aktualisht në botë.

Në përvjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, ai donte të lëshonte paralajmërimin se vetëm një keqkuptim ose një llogaritje e gabuar “na ndajnë nga apokalipsi”, shkruajnë mediat e huaja.

“Krizat me ngjyrime serioze bërthamore po përhapen me shpejtësi: nga Lindja e Mesme në Gadishullin Korean deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Është krejtësisht e papranueshme që shtetet me armë bërthamore të pranojnë mundësinë e luftës bërthamore. Mesazhi im për ta është i thjeshtë: opsionin për armë bërthamore mbajeni jashtë tryezës përgjithmonë”, tha Guterres.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se ka “shenja shprese” siç është konferenca e dhjetë e rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT) që është mbajtur në Kombet e Bashkuara që nga fillimi i muajit, dhe nga anëtarët e së cilës ai kërkoi “Të punojmë urgjentisht për të eliminuar të gjithë arsenalet bërthamore që kërcënojnë të ardhmen tonë”.

Ndryshe, sulmi i parë atomik në histori, i kryer nga Forcat Ajrore të SHBA më 6 gusht 1945, la rreth 140,000 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave…

Zgjidhja e përhershme për targat me Serbinë, nesër takimi i parë në Bruksel

Grupi punues në lidhje me çështjen e targave të automjeteve nesër do…

VIDEO / E rrahin mërgimtarin në qendër të Pejës, ishte me familje

Mbrëmë rreth orës 23, në Pejë ka ndodhur një rrahje, ku një…

Idrizi: Absurde për drejtësinë ndërkombëtare të dënohet vetëm një kriminel për gjenocidin në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e vlerëson absurde dhe…