Ish kryepolici i policisë sekrete në Maqedoni, Zoran Verushevski, aktualisht këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev, ka folur për rolin e tij në “rrugëtimin” e bombave nga DSK-ja deri në LSDM.

Si dëshmitar në rastin “Target Kalaja” ai tha se dokumentacioni (siç i quante gjatë tërë kohës “incizimet bomba”), nga fishkëlluesit Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Llazarevski kanë përfunduar në LSDM e jo në emër dhe mbiemër të tij.

Me tërë dokumentacionin, sipas Verushevskit, kanë disponuar kryetarët partiakë, respektivisht ata kanë sjellur veprime strategjike se si të shkohet më tutje. Qasje fillimisht ka pasur Branko Cërvekovski, në kohënkur ka qenë kryetar i LSDM-së, e më pas Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm.

Verushevski si njeri kompetent për sferën e sigurisë në LSDM i ka analizuar incizimet. Deri në arrestimin e tij në vitin 2015 ka pasur kontroll ndaj materialeve, por për më vonë nuk garanton.

“Çka ka ndodhur më pas dhe çka ndodh sot e kësaj dite, nuk e di. Është fakt se ai dokumentacion përjetoi modifikim dhe komprometim të hatashëm dhe e tërë kjo ndodhi pas arrestimit tim”, tha Verushevski në dëshminë e tij, raporton Telma.

Informacionet e para për përgjim ilegal i ka marrë në fund të vitit 2010, kur është kthyer nga Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti Biden, takim me senatorë republikanë

Presidenti Joe Biden do të takohet me 10 senatorë të moderuar republikanë…

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg…

Prokuroria nis hetimet për kontrollorët e AlbControl

Shoqërohen disa prej tyre për t’u marre në pyetje Prokuroria e Tiranës…

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Cakaj telefonon Roth: Presidenca Gjermane e KE, vëmendje maksimale për Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi…