Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin ukrainas Zelenskyy pasditen e kësaj të diele. Për mediat vendase, një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson kishte vlerësuar presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin. Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol. Kryeministri nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i japë Ukrainës”.

“Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Blinken do të vizitojë Evropën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se planifikon të udhëtojë për…

Rastet covid në rritje dhe festimet e vitit të ri/ Franca forcon kufizimet, por nuk vendos shtetrrethim

Franca do të forcojë kufizimet, por nuk do të vendosë shtetrrethim ose…

Kështu dyshohet se u helmuan zyrtarët e KQZ-së nga zarfet e ardhur nga Serbia

Vëzhguesi i organizatës GERMIN, Shpëtim Shujaku i ka thënë KP, se 26…

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive…

Hoxha: Regjistrimi vërtetoi se me BDI në qeveri, ikja e shqiptarëve nga vendlindja është masovike

Më shpalljen e rezultateve për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut…