Në Luksemburg janë mbledhur ministrat e çështje europiane të vendeve anëtare të unionit ku është diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s.Top Channel duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje, ka mësuar se gjatë diskutimeve asnjë prej ministrave nuk ka pasur rezerva për vendin tonë në mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare.

Por çështja e Maqedonisë së Veriut dhe përplasja me Bullgarinë, ka prodhuar diskutime të shumta, nga ku disa prej ministrave kanë shprehur rezervat e tyre.
Të njëjtat burime thanë se përballë kësaj situate Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Europës nuk ka ndërmend të krijojë një vonesë të radhës për Shqipërinë si pasojë e konfliktit Maqedoni e Veriut Bullgari.

Rreth klimës së diskutimeve në Këshill por pa dhënë detaje specifike ministri gjerman për Europës Michael Roth përmes një postimi në Twitter thotë se:

“Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Le të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.Tani, ne nuk kemi asnjë interes të lejojmë vakum strategjik atje”.

Këshilli Ministrave pritet të dalë me një deklaratë pasditen e kësaj të Marte nga ku do të mësohet se çfarë është vendosur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Opinioni i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Europës do të merret diskutohet, në samitin e liderëve të unionit të enjten dhe të premten ku jepet vendimi përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…