Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në Vushtrri. Dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, meqë në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. , Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”, ka perfunduar Zahiti./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij

Një fotoreporter u qëllua për vdekje të hënën në qytetin e rrënuar…

Plagosja në Leposaviq, suspendohen katër policë

Policia e Kosovës e ka suspenduar një zyrtar të saj i cili…

Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Haraçina, mbante granatë dore në shtëpi

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim  për një banor të Haraçinës.  Më 18 tetor…

Në Strugë janë zhdukur dokumentat orgjinale të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

sekretari personal i Ismail Qemalit .Shtëpia e tij u shtetëzua nga komuna…

Prej sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID-19 të…