Hajra Catic, një figurë kryesore në përpjekjet për të gjetur eshtrat e mbi 8,000 myslimanëve boshnjakë të vrarë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 dhe për të sjellë fajtorët para drejtësisë, ka vdekur të martën.

Catic, 78-vjeçare, nuk arriti të gjente eshtrat e djalit të saj, i cili vdiq në mizorinë më të keqe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore që u konsiderua si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare, raporton AFP, përcjell Telegrafi.

Ajo humbi 20 të afërm meshkuj, duke përfshirë burrin dhe djalin e saj, Nino Catic, korrespodent i Srebrenicës për disa gazeta boshnjake dhe media të tjera gjatë luftës në vitet 1992-1995, i cili ishte 26 vjeç kur vdiq.

“Hajra Catic vdiq sot pa qenë në gjendje të marrë pjesë në funeralin e djalit të saj Nihad Nino Catic”, tha qendra përkujtimore e Srebrenicës në një deklaratë.

Për 26 vjet “ajo ruajti kujtimin e guximit të këtij reporteri të luftës nga Srebrenica, duke i inkurajuar të tjerët se lufta për të vërtetën dhe drejtësinë nuk mund dhe nuk duhet të pushojë”, thuhej më tej. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të paktën 15 të vrarë e 20 nën rrënoja, pasi Rusia godet një ndërtesë në Chasiv Yar

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë dyshohet…

Bekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari sonte do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të…

Shilegov paguan 1.7 milionë euro për mjetin e zjarrfikësve për Shkupin, derisa Zagrebi për të njejtin ka paguar dyfish më pak

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka paguar 1.7 milionë euro…

OBSH korrigjon vlerësimin e kërcënimit të koronavirusit

OBSH korrigjoi sot vlerësimin e saj për kërcënimin e virusit, që u…

Anketa e IRI-t: BDI vetëm 1% para ASH-së, VMRO-ja 4% para LSDM-së

Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm,…