“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një mashtrim, por nuk është ashtu”.

Këto ishin fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar, i cili vdiq në Spitalin Metodist të San Antonios këtë javë pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “ahengu COVID-19”.

Sipas spitalit, pacienti i paidentifikuar iu tregoi infermierëve për festën, për të cilën mendohet se ishte pritur nga dikush i diagnostikuar me COVID-19.

“Mendimi është që njerëzit po grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush infektohet”, tha Jane Appleby, mjeke kryesore në Spitalin Metodist.

Appleby tha që ajo e ndau historinë jo për të trembur njerëzit, por për të treguar që virusi mund të prekë këdo.

Qarku Bexar, ku ndodhet San Antonio, aktualisht ka 18,602 raste të konfirmuara me COVID-19, ku vetëm ditën e premte janë shtuar 923 raste të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër DASH: Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët

Avokati 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish…

OBSH: Virusi ende paraqet një rrezik të lartë deri në krijimin e vaksinës

Pjesë të botës kanë filluar të dalin nga pandemia e Covid-19 dhe…

Abazoviq e konfirmoi arrestimin e Kashçelanit

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq e konfirmoi se udhëheqësi i…

NATO: Rusia është bërë agresive

“Bashkëpunimi BE-NATO është në një nivel shumë të mirë”, u tha gazetarëve…

Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me…