Sot, në hapësirat e UT-së janë promovuar dy vepra të Gjeneral Kudusi Lames, njëra mbi personalitetin e gjithanshëm të Akademik Rexhep Qosjes dhe tjetra mbi personalitetin e Nënës së autorit. Të pranishëm kanë qenë personalitete të ndryshëm nga sfera akademike, politike, shoqërore etj. I pranishëm na paska qenë edhe Shaqir Fetai!
Në pseudoinformatën e vet të publikuar në fb-un e tij, Shaqir Fetai nuk përton të rrejë publikisht, që në titull: PJESMARRJE NË PANELIN PROMOVUES…”
A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë panel? A ia di kuptimin e fjalës? Mund të jetë edhe vend për diskutim, inkuadrim në bisedë mbi një çështje! Do me thënë “patriot” Shaqir Fetai është aty, pranë Gjeneralit dhe Akademikut, të cilët ia kanë dhënë paraprakisht dorëshkrimet për lexim, prandaj Shaqir Fetai është i denjë të ulet në panel dhe të flasë mbi dy titujt apo mbi Gjeneralin dhe Akademikun!
Po, mund të flasë vetëm në cilësi të ORAO-s edhe atë para oficerëve të UDB-së.
Si nuk i vie turp ta rrejë opinionin, ta rrejë liderin e shqiptarëve, Ali Ahmetin, ta rrejë stafin akademik, mysafirët e lartë, të cilët janë dëshmitarë të pamohueshëm se Shaqir Fetai që ka marrur pjesë në promovim nuk është ulur në panel!
Po ku mori pjesë Shaqir Fetai? Pse! Thjesht që, me prezencën e vet me një biografi të zezë e të fëlliqtë, të përpiqet sado pak t’ua njollosë personalitetin e paprekshëm si të Gjeneral Kudusi Lames ashtu edhe të Akademik Rexhep Qosjes. Udbashi t’i tokë duart me dy nga figurat më të ndritshme kombëtare? Madje të rrejë se ka qenë në panel kur është diskutuar mbi këta kolosë të kombit? Tani të gjithë e shohin se çfarë matrapazi e manipulanti është Shaqir Fetai.