Juventusit iu hoqën 15 pikë me vendim gjykate javën e kaluar për shkak të mashtrimit financiar.

Zonja e Vjetër u dënua për falsifikimin e raporteve financiare, për shfaqjen e fitimeve të rreme të klubit, si dhe për përvetësim me paga gjatë pandemisë.

Për shkak të dënimit, Juve ra në vendin e 10-të në renditje me 22 pikë, po aq sa Bologna me 11-të.

Megjithatë, duket se dënimi me pikë nuk do të jetë i vetmi që do të godasë klubin e famshëm italian. Dënimi mund të shtrihet edhe për lojtarët që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë dhe gazetarët italianë kanë njoftuar deri më tani 23 futbollistë që janë nën hetim.

Në momentin e parë u duk se 15 pikë minus ishte i vetmi sanksion që do të godiste Zonjën e Vjetër, por gazetari Paolo Ziliani pretendon se kjo nuk është e vërtetë.

Ditën e sotme Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur Italinë. Ai publikoi ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave false të Juventusit. Ata përballen me një pezullim 30-ditor për këtë, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin ose në Seria A.

Mes atyre të listuar janë yje të shumtë që kanë veshur fanellën e Zonjës së Vjetër në vitet e fundit, përfshirë Cristiano Ronaldon. Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në ngjarje dhe se kanë pranuar se kanë marrë pjesë në veprime të pandershme.

Dy lojtarët, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të një bisede në ËhatsApp, në të cilën Giorgio Chiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp.

Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovra rrogash”, mes të cilave renditen 23 lojtarë.

Së bashku me Ronaldon, në listë janë edhe Miralem Pjanić, Paulo Dybala, Leonardo Bonucci, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Çfarë transferimi”, La Liga i thur lavde Muriqit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer në La…

Finalja e Copa del Rey: Barcelona-Atletik Bilbao

Sonte në orën 21:30 do të zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit…

Xhoxhaj mposht Fressin, fiton titullin WBO Inter-Continental

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin…

Modric refuzoi të bëhej futbollisti më i paguar në botë pas Ronaldos dhe Mbappes

Mediumi arab ‘Okaz Sport’ ka prezantuar detajet e ofertës së Al Nassr…

Seferi do të përballet me kampionin e botës Kevin Lerena

Sefer Seferi do të ndeshet me Kevin Lerena për titullin e botës…