Mjeku që dëshmoi në gjyqin kundër policit Derek Shovin, në Mineapolis të SHBA, konfirmoi se afro amerikani George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit pasi i akuzuari i mbajti për plot nëntë minuta gjurin mbi qafë.

Vdekja e Floyd në duart e policisë ndezi protesta masive kundër racizmit në shba por edhe përtej saj, vitin e kaluar.

Afro-amerikani George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, tha një mjek që mori pjesë në gjyqin e ish-policit Derek Chauvin, në Mineapolis të SHBA-së. Duke kundërshtuar mbrojtjen, dr. Martin Tobin tha se fentanili, një lloj droge, nuk e shkaktoi vdekjen.

Tobin tha se edhe “një person i shëndetshëm do të kishte vdekur”. Chauvin, polic i bardhë, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta, gjatë arrestimit të tij në muajin maj.

Chauvin është në gjyq për vrasje, por ai i ka mohuar akuzat kundër tij.

Pamjet e shpërndara në internet, ku Chauvin shihet duke shtypur Floydin, ndërsa Floyd dëgjohet duke thënë se nuk mund të marrë frymë, kanë shkaktuar protesta globale kundër racizmit. Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë së paku një muaj. Mbrojtja pritet të fillojë të argumentojë javën e ardhshme.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Dënimi maksimal me të cilin mund përballet ai, është 40 vjet burgim. Avokatët e tij pritet të argumentojnë se Chauvin nuk kishte qëllim ta dëmtonte viktimën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani takon Borrellin: Përpjekjet për tensionim nga Serbia t’i gjykojë vetë BE-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York…

Mijëra njerëz protestojnë në Milano kundër racizmit

Një numër i madh i protestuesve janë mbledhur ne qytetin verior të…

Detaj që flet shumë mbi heroizmin e familjes Ukshini

Gjyshja e Sami Ukshinit – Komandant Sokolit i cili i u arrestua…

Putin dhe Biden dalin me deklaratë të përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë dalë me një deklaratë…

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Greqinë. Siç raporton EMSC, tërmeti…