Deputetët sot prej orës 11:00 duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 104-t në të cilën për të katërtën ditë do të debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicionin qeveritar hyn partia Aleanca për Shqiptarët.

Sipas propozimit të Qeverisë, duhet të shkarkohen ministrat nga Alternativa – Bekim Sali i Shëndetësisë, Admirim Aliti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën.

Për ministra të rinj, kryeministri i propozoi, Krenar Llogën për Drejtësi, Fatmir Mexhitin për Shëndetësi, Azir Aliun për Shoqëri Informatike dhe Administratë, që të tre nga Aleanca për shqiptarët dhe Kaja Shukova nga LSDM për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor.

Në mbledhjen paraprake Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë dhe të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hpësinor, Nikolla Tupançevski dhe Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Agim Nuhiu dhe Vlladimir Rendevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA-ja thirrje Kinës për përmbajtje pas stërvitjes rreth Tajvanit

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se…

Forcat ukrainase hedhin në erë një depo ruse të municionit në Kharkiv

Forcat ruse po vazhdojnë të pësojnë humbje të njëpasnjëshme gjatë pushtimit të…

Arsim Sinani dhe Qerim Lita: Dokumenti origjinal i MO-së ka ekzistuar në Arkivin shtetëror, Grubi bën politikë (FOTO)

Studiuesi Arsim Sinani dhe historiani Qerim Lita hedhin dyshime se dokumenti që…

Mbi 33 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë.…

Rreth 150,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani

Gati 147,000 njerëz që po largohen nga lufta në Ukrainë janë regjistruar…