Një dron që fluturonte në drejtim të Moskës, është shkatërruar në periferi të qarkut Voskresenk në juglindje të rajonit të Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se pas rrëzimit të dronit është konstatuar se nuk ka patur dëme apo të lënduar.

Sipas rusëve, mbrojtja kundërajrore ka shkatërruar dronin që fluturonte në drejtim të Moskës.

Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë dalë në terren, dhe kanë larguar mbeturinat e asaj që ka mbetur nga droni.

Qytetarët e Moskës kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, kurse alarmi që paralajmëron qytetarët për ndonjë sulm të mundshëm nuk është aktivizuar fare.

Kujtojmë që dje është kryer sulmi më i madh me dron në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ishin fluturaket pa pilot që godit në gjashtë rajone të Rusisë, që po konsiderohet si sulmi më i madh i koordinuar në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fatime Fetai pas arrestimit të shefes së PSP-së, Katica Janeva

Prokurorja në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) Fatime Fetai sot ka deklaruar se…

NATO: Rusia thellon ndarjet dhe konfliktet në Ballkanin Perëndimor

Njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për shpalljen e mobilizimit të pjesshëm…

Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’ – i fundit vjen edhe nga Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sugjerimet që Kievi të hiqte…

Një tjetër shtet europian në luftë?! Fillon lëvizja e ushtrisë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar të hënën se kishte urdhëruar…

Mbi 180 mijë qytetarë që nuk kanë marrë termin, do të vaksinohen në 20 ditët e ardhshme

Një numër i madh i qytetarëve, kanë reaguar pasi pas një kohe…