Protestuesit e kanë vazhduar edhe të dielën protestën kundër qeverisë iraniane duke e kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë pasi ushtria pranoi se e ka rrëzuar gabimisht një aeroplan ukrainas, duke e shkaktuar vdekjen e 176 personave.

“Ata po gënjejnë se armiku ynë është Amerikan, armiku ynë është mu këtu”, brohorisnin dhjetëra protestues pranë një universiteti në Tehran. Protesta pati edhe në qytete të tjera të republikës islamike.

Banorët e kryeqytetit iranian thanë se në rrugët e qytetit ka numër të madh të policëve pas shpërthimit të pakënaqësisë së popullit pasi shteti i pranoi fajin për rrëzimin e aeroplanit.

Të shtunën, policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra protestues që brohorisnin “Vdekje diktatorit”, duke iu referuar liderit supreme, Ayatollah Ali Khamenei.

Aeroplani i kompanisë “Ukraine International Airlines” u rrëzua të mërkurën në Tehran, pak minuta pasi ishte ngritur në qiell. Shumica e personave që ndodheshin në aeroplan ishin iranianë dhe kanadezë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka shprehur keqardhje për viktimat dhe ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ishte një gabim i tmerrshëm i ushtrisë, shkruan “Reuters”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ushtarët izraelitë: Sistemi antiraketor na sëmuri me kancer!

Një grup ushtarësh izraelitë pretendojnë se sistemi i mbrojtjes anti-raketë, Iron Dome…

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19, kthen në kufi dhjetëra qytetarë nga Shqipëria

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak…

Aksion para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, kundërshtohet “Ballkani i Hapur”

Organizata Lëvizja për Demokraci mbajti një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë…

Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave në vend shkon në 21

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar…

Jehona e daljes deri ora 11:00 është 14.18 përqind

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski në konferencën e dytë për shtyp deklaroi…