Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, theksoi se RMV ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave.

Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin.

“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Vazhduan me punën e fortë, me demokratizimin institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që RMV mbeti e përkushtuar për këtë proces. Inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punën, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni është gati menjëherë të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut, edhe atë që sonte.

“Skriningu do të na mundësojë të shikojmë sferat që do të duhet të punohet. Do të jetë e rëndësishme të komunikojmë në vazhdimësi gjatë procesit të negociatave. KE do të këshillojë dhe ndihmojë Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet ndihmave financiare dhe ne duhet të jemi të sigurt se Maqedonia e Veriut do të jetë e gatshme kur të anëtarësohet”, tha mes tjerash Varhelyi.

Ndërsa kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët, theksoi se gjuha maqedonase do të jetë e garantuar me anëtarësimin e vendit në BE.

Ai gjithashtu deklaroi se RMV do të vazhdojë me reformat dhe ndryshimet, deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të…

Haxhiu: S’heqim dorë nga Vettingu, këtë muaj procedojmë ndryshimet në pakon ligjore të KPK-së

Ministria e Drejtësisë këtë muaj do të procedojë drejt Kuvendit të Kosovës…

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

Shkolla e shumë premtuar në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë do të…

Protestuesit ia ndërpresin fjalën Trendafilovës me fishkëllima

Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të…