Njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar dhe infektohen me coronavirus kanë rreth 50 për qind më pak shanse për të vuajtur nga simptoma të gjata të sëmundjes, krahasuar me njerëzit e pavaksinuar, tregon një studim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore Lancet, gjithashtu konfirmon se njerëzit e vaksinuar që infektohen, kanë më pak gjasa të shtrohen në spital ose të vuajnë nga simptoma të rënda.

“Kemi zbuluar se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infeksionit, përafërsisht përgjysmohen nëse i keni dy doza të vaksinës”, thanë studiuesit në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Edhe pse shumica e njerëzve shërohen nga infeksioni brenda disa javësh, disa njerëz përjetojnë të ashtuquajturin coronavirus të gjatë, që mund të zgjasë me javë apo edhe muaj.

Disa simptoma të zakonshme të coronavirusit të gjatë përfshijnë: lodhje, gulçim, vështirësi në të menduar, kollë, dhimbje gjoksi, humbje të shijes ose erës dhe dhimbje koke.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, coronavirusi ka infektuar mbi 218 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 4.5 milionë kanë vdekur.

Në të gjithë botën janë dhënë mbi 5.3 miliardë vaksina. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…