(Edhe diçka rreth problemit të vakëfit të cilin e trajton z. Aziz Sejdiu në shkrimin autorial me titull “Periudha më e errët e Vakëfit brenda shekullit të fundit”, të botuar në portalin kombetare.com)

Nga Mevlan Bakiu

Shkrimin në fjalë e lexova me një frymë! Ç’të lexoshë! Një tmerr i vërtetë, një turp e një siklet, i cili të nxit të derdhësh tërë mallkimin e botës mbi Shaqir Fetain dhe mbi atë “Myfti Mindilin” e Shkupit, Qenan Ismailin, i cili, “devotshmërinë fallce” prej mynafiku, mundohet që ta kamuflojë përmes vazeve me porositë e të cilave asnjëherë nuk ia qëllon!
Autori ka bërë një përshkrim konciz të statusit dhe të situatave të Vakëfit, si pronë e Bashkësisë Fetare Islame, që nga periudha postosmane, ajo e mbretërisë serbe, periudhës komuniste e deri më sot! Topi nuk e luan! Pushtuesit dhe ideologjitë kanë ikur, kurse vakëfi ka ngelur, duke iu kthyer pronarit të vetëm – BFI-së!
Po pse periudha e sotshme qenka më e tmerrshmja nëpër të cilën po kaluaka Vakëfi?! Si është e mundur që situata e vakëfit të jetë më e mirë dhe më e lakmueshme në periudhën e okupatorit serb si dhe në atë të sistemit ateist, se sa sot, në kohën kur vlerat e njeriut, të komunitetit, të asociacioneve dhe institucioneve joqeveritare, janë mbi çdo gjë tjetër?
Ne periudhën e mbretërisë serbe paska pasur mundësi që të bëhet tëhuajësimi i vakëfit duke marrur si kundërshpërblim vakëf tjetër në, më në qendër? Në periudhën postkomuniste, pra sot, lejohet tëhuajësimi i vakëfit për faktin se ajo pasuri tashmë ka kaluar dhe është bërë pronë e interesit të përashkët, por, si kunërshpërblim jepen letra në vlerë!
Sipas një informacioni deri më sot janë shpronësuar me pagesë prona në vlerë prej mbi 7-8 milion euro! Kjo shumë ka hyrë në xhirollogarinë e BFI-së? Por, shtrohet pyetja: a janë shpenzuar këto të holla sipas dedikimit! Sa vakëf është blerë me këtë shumë të akumuluar nga “shitja” e vakëfit?! Asnjë metër katëror! Asnjë dyqan! Asnjë pronë tjetër nuk është blerë! Tërë shuma është harxhuar për rroga e për qejfe, për shëtitje e për llukse, për nepotizëm dhe për blerje të lojalitetit prej “myhybëve” nga ana e gazda Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai akoma nuk ka treguar, ndonëse vazhdimisht ftohet të rrëfehet: si ndodhi që t’i dëbojë financuesit arabë të cilët qenë të gatshmë dhe në prag të fillimit të investimeve miliona dolloarë për një qendër afariste mu në mes të Gostivarit e që do të ngelte vakëf jashtëzakonisht i rëndësishëm për institucionin! Kush i dëboi, pse u “trembën” arabët, cili ishte roli i Shaqir Fetait si Myfti në këtë humbje të këtij vakëfi?
Qenan Ismaili duhet t’u thotë myslimanëve të territorit të Myftinisë së Shkupit se çka po ndodhë me ish-godinën e Myftinisë së Shkupit, në Kala, në krah të “Varrezave franceze”? Çka po ndodhë me Hotelin te ish-Komunaleci i cili është dashur të dorëzohet në pronësi të kësaj Myftinie qysh para dy viteve? Për këto vite Myftinia e Shkupit vetëm nga mungesa e këtij objekti hotelerik ka humbur qindra mijëra euro dhe e ka varfëruar Vakëfin!
Qenan Ismaili duhet të tregojë se sa ryshfet ka dhënë për “kthimin” e disa pronave vakufore, të cilat, me patjetër që do të ktheheshin edhe pa kurrfarë korrupsioni, sepse janë ezauruar të gjitha procedurat e kthimit të cilat kanë filluar qysh më vitin 2007, me nënshkrimin e vendimit nga ana e ministrit të atëhershëm për kulturë, z. Arifhikmet Xhemaili, i cili i përgjigjet komisionit pranë ministrisë së financave se, një sërë objektesh, kryesisht në Çarshinë e Vjetër, mund t’i rikthehen pronarit të vërtetë (BFI-së), meqë nuk i mbulon Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Janë dëmshpërblyer shumë objekte me letra në vlerë dhe, që të gjitha i ka hëngër macja! Kurse mësimet islame thonë se me paratë e vakëfit shtohet vakëfi dhe jo të bëjë qejf, ndere e favore Shaqir Fetai dhe Qenan Ismaili.
Pa, dolëm te e vërteta e trishtë, te ajo e vërtetë që dhemb, të cilin autori i shkrimit “Periudha më e errët e Vakëfit brenda shekullit të fundit”, sikur e fsheh sikur nuk e thot, sikur i vie rënd që ta shpalosë dhe t’i bie pikës mbi “i”!
Ja pra, pse kjo periudhë qenka më e pashpirta në raport me Vakëfin. Sepse, në periudhën e parë postosmane vakëfin ta paska grabitur e dëmtuar okupatori mbretëria serbe, në periudhën ateiste vkëfin e paska eksploatuar sistemi ideologjik antifetar, kurse në periudhën e fundit, në sistemin demokratik, Vakëfin e dëmton, e vjedh, e shet, e tëhuajëson, e fal për interesa idiotike, vetë hoxha! Këtë krim e bëjnë hoxhallarët, e bën Shaqir Fetai, e bën Qenan Ismaili… Pra, armiku i vetëm i Vakëfit na dalin hoxhallarët! A ka më trishtim se kjo?
Zot, derdh mallkim mbi keqpërdoresit e vakëfit si dhe mbi të gjithë ata vrojtues të këtij keqpërdorimi, tolerues të këtij harami!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…