Utah është bërë shteti i parë amerikan që kërkon që firmat e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve që fëmijët të përdorin aplikacionet dhe të verifikojnë se përdoruesit janë të paktën 18 vjeç.

Guvernatori i Utah ka deklaruar se masat gjithëpërfshirëse janë bërë për të mbrojtur të rinjtë në shtet. Kjo do u mundësojë prindërve që të kenë akses të plotë në llogaritë e fëmijëve të tyre në internet, duke përfshirë postimet dhe mesazhet private.

Lëvizja vjen mes shqetësimeve të shtuara mbi ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të fëmijëve. Sipas masave të miratuara do të nevojitet pëlqimi i qartë i prindit përpara se fëmijët të mund të krijojnë llogari në aplikacione të tilla si Instagram, Facebook dhe TikTok.

Masat e reja parashikojnë gjithashtu një kohë qëndrimi shumë të pakët në mediat sociale dhe më pas bllokimin e aksesit të fëmijëve nga ora 22:30 deri në orën 06:30.  Projektligji ndaj kompanive të mediave sociale do të hyjnë në fuqi më 1 mars 2024.

Grupi i mbrojtjes së fëmijëve Commons Sense Media përshëndeti lëvizjen e guvernatorit për të kufizuar aksesin në mediat sociale, duke e quajtur atë një fitore të madhe për fëmijët dhe familjet në Utah.

Presidenti amerikan Joe Biden në shkurt bëri thirrje për ligje që ndalojnë kompanitë e teknologjisë të mbledhin të dhëna për fëmijët. Vitin e kaluar, ligjvënësit e shtetit të Kalifornisë miratuan ligjin e tyre për të dhënat e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qyteti i alfabetit pa shkolla shqipe

Sot, më 14 nëntor, janë mbushur 112 vjet që kur në Manastir…

“Urdhri për sulmin terrorist në Istanbul është dhënë nga qendra e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në Kobani”

Për të dyshuarën me origjinë siriane Ahlam Albashir e cila është përcaktuar…

Kina i bllokon 80 mijë turistë, s’i lejon të largohen për shkak të COVID-19

Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në…

Ende nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar shpërthimi i vullkanit në Tonga

Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë…

Arrestohet një shtetas i Belgjikës në Tabanoc

Në kalimin kufitar Tabanoc  dje  në hyrje në vend është arrestuar një…