Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi të enjten se njësitë e ushtrisë armene kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve azerbajxhanase në zonën kufitare.
Njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë të dislokuara në pozicionet në drejtim të vendbanimit Ashagi Shorzha të rajonit Basarkechar të kufirit shtetëror hapën zjarr kundër pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase në drejtim të fshatit Yellija të rrethit Kalbajar pasditen e 19 majit”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përmes një komunikate të shkruar.
Ajo bëri me dije gjithashtu se njësitë e ushtrisë azerbajxhanase ndërmorën masa hakmarrëse ndaj veprimit në fjalë të trupave armene.