Trupat ukrainase do të duhej të fillonin trajnimin për përdorimin e sistemit raketor Patriot në SHBA, gjatë javës së ardhshme, thuhet në raportimin e CNN.

Programi i trajnimit do të mbahet në Fort Sill të Oklahomas, e pritet të zgjasë disa muaj ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Laura Cooper, zëvendësndihmës e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe EuroAzi, ka thënë se nuk mund të jap datën konkrete të përfundimit të këtij trajnimi.

Gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin e SHBA-ve, presidenti amerikan Joe Biden pati paralajmëruar ndihmën e re ushtarake për Kievin që kap vlerën e 1.8 miliard dollarë, përfshirë sistemin raketor Patriot.

Zelensky theksoi se kjo do të forconte dukshëm mbrojtjen ajrore të Ukrainës, dhe do të parandalonte Rusinë ta bombardojë infrastrukturën kritike të këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë

Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje,…

Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Qeveria ende nuk posedon të dhënat zyrtare për dëmet e shkaktuara nga…

BE-ja nuk ndjek SHBA-në, thotë se do t’i lërë familjet e diplomatëve në Ukrainë tani për tani

Bashkimi Evropian nuk po ndjek SHBA-në në tërheqjen e familjeve të diplomatëve…

Zelensky dënon vendimin e Perëndimit: I dhatë dritën jeshile Rusisë që të vazhdojë bombardimet

Presidenti ukrainas dënoi liderët perëndimorë për refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur…

Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus

Në një dokument politikash që do të miratohet të mërkurën (18 maj), Komisioni…