Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë sot për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, Von der Leyen do të pritet nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe do të ketë takime me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryetarja e KE-së, gjatë vizitës së saj në Shkup, sot do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës plenare të 80-të, me fillim nga ora 13:00.

Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët do të mund të ndjekin fjalimin e kryetares së KE-së.

Para seancës parlamentare, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit, në sallën “Dlaborez” është caktuar takimi i kryetares së KE-së me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pas përfundimit të seancës së 80-të, është caktuar seanca e re e 81-të, me fillim nga ora 13:30, në rend dite të së cilës është Informata për përmbajtjen e Propozim – Kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i propozuar nga presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tërmet i fuqishëm në Bosnje e Hercegovinë, ndjehet edhe në vendet tona

Dridhje të tokës janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, Kosovë, Maqedonisë…

3609 raste aktive me Covid-19, synohet dyfishimi i vaksinimit kundër gripit sezonal

Disa ditë pasi shifrat e rasteve ditore me Covid-19 kishin shënuar rënie,…

Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir…

Eurodeputetja gjermane- Thaçit: Mos luaj me Kushtetutën, derisa njerëzit po vdesin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka filluar konsultat me…