Lideri amerikan, Joe Biden pohoi se nuk është i alarmuar për takimin mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut rus, Vladimir Putin në Moskë.

Në vend të kësaj, presidenti amerikan tha “ne jemi ata që zgjerojmë aleancat”, raporton cnn.

“Shiko, unë nuk jam që nuk e llogarisë Kinën. As Rusinë. Por, unë mendoj se shumë po e ekzagjerojmë”, tha ai gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Otava, Kanada.

Presidenti vuri në dukje se ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të konsiderojë rritjen e mbështetjes së saj ushtarake për Rusinë, “ata nuk e kanë bërë ende”.

“Nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por ende nuk e kanë bërë”, tha Biden dhe shtoi, “Edhe nëse ka ndodhur ndonjë gjë, Perëndimi është bashkuar dukshëm më shumë”.

Ai vazhdoi të përmendi rritjen e bashkëpunimit midis aleancave, duke përfshirë G7, Aleancën Quad, ASEAN dhe AUKUS. Ai shtoi se tani është takuar me 80 për qind të liderëve të botës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulm me armë në një klub nate në Florida

2 të vrarë e 20 të plagosur, arratisen 3 autorët 2 persona…

Majta ngrit padi penale kundër ish-ministres Angelovska

E Majta sot ngriti padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-ministres…

Arrestohet një shtetas turk në Shkup

Një person, shtetas i Turqisë, është arrestuar në Shkup për shkak të…

Situata në Ukrainë, OKB-ja mblidhet në 03:00 të mëngjesit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një vendim pas kërkesës së…

Praga, thirrje Perëndimit t’i kundërpërgjigjet Rusisë

Republika Çeke po u bën thirrje aleatëve evropianë dhe të NATO-s të…