Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta Rusi-Ukrainë nuk kishte nisur. Çmimet janë ulur pas marrëveshjes së arritur në Turqi për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë.

Një kg apo një ton grurë shitet sot në bursë me çmimin e muajit shkurt. Çmimi është përgjysmuar, teksa në Turqi është arritur një marrëveshje të vërtetë mes Moskës dhe Kievit për të zhbllokuar sasinë që Ukraina nuk ka mundur ta zhvendosë për shkak të luftës.

Të dy shtetet kanë pranuar të firmosin veçmas marrëveshjen në Turqi, për të hapur në këtë mënyrë rrugët e sigurta na Odesa dhe dy porte të tjera që kontrollohen nga Ukraina.

Me këtë pakt, 25 milionë tonë drithëra do të shkojnë në tregjet globale, raporton euronews.al

Ulja e çmimit të grurit, i cili u dyfishua në mars pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve të tjerë, të lidhura më të si mielli e buka, makaronat e ëmbëlsirat.

Zhbllokimi i rrugës tregtare në zonat e luftës është i rëndësishëm për tregun botëror, pasi Rusia dhe Ukraina prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që eksportohet rreth 60 milionë, nga 200 milionë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministri bullgar pritet me pankartë fyese në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij…

Policia arreston katër banorë të Banjicë së Epërme

Dje rreth orës 15.00 në atarin e fshatit Banjicë e Epërme të…

Ukrainasit rrëzuan një helikopter të madh rus

Ushtarët ukrainas raportohet se kanë rrëzuar një helikopter të madh rus. Helikopteri…

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike…

Dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19, shërohen 16 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në…