Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,92 % në raport me vendimin e datës 5.5.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,392 %, te nafta për 0,874 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,827 % dhe te mazuti ulja është 1,482 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,05%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l,ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,465 den/kg dhe tani do të jetë 39,155 den/kg.

Nga data 9.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori Benzinë motori
Naftë motori Vaj për Djegie Mazut М-1 SU
EUROSUPER BS – 95 EUROSUPER BS – 98
EURODIZEL BS (D-E V) Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)
77,00 (denarë/litër) 79,50 (denarë/litër)
66,50 (denarë/litër) 65,50 (denarë/litër) 39,155 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 9.5.2023.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Plagoset një 23-vjeçar në Bit Pazar në Shkup

“Në ora 14:16 në SPB-Shkup, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është…

Vuçiq u tregon serbëve se tabelat RKS lëshohen nga 1 shtatori “Ka afat dy muaj, të shohim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do…

Aeroplani spiun i Putinit shkatërrohet në një sulm me dron pranë Minskut, nga një grup pro-ukrainas në Bjellorusi

Një aeroplan spiun i Vladimir Putinit – në vlerë prej rreth 300…

Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për…

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Sot është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti me intensitet prej…