Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një bombardues rus Su-24 në afërsi të qytetit Bakhmut në lindje të vendit.

Kështu të paktën pretendojnë nga ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas tyre kjo fluturake u shkatërruar të martën rreth orëve të para të pasdites.

Ky lajm vjen në kohën kur zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se vendi i saj do ta mbrojë Bakhmutin për aq sa të jetë e nevojshme.

Ajo këto komente i bëri derisa po flitet për betejën e ashpër që po e zhvillojnë të dy palët, dhe dëshirën për ta marrë nën kontroll.

“Po mbrojmë Bakhmutin me këmbëngulësi. Përdorimi i forcës nënkupton që për asnjë moment nuk do t’ia lëmë rusëve Bakhmutin”, tha Maliar në Telegram.

“Beteja për Bakhmutin nuk është apokalips. Është një faqe tjetër e historisë heroike të popullit tonë në luftën kundër Federatës Ruse”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova themelon grupin punues për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e Grupit Punues…

MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që…

Aggeler: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas i RMV-së

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së…

Erdogan u kërkon të gjitha palëve në marrëveshjen e grurit të Ukrainës që të veprojnë me përgjegjësi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi të hënën Rusisë dhe Ukrainës…

Arrestohet një qytetar tek i cili është gjetur armë

Policia mbrëmë në orën 20,30, në bazë të urdhrit gjyqësor, ka kryer…