Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose të përballen me vdekjen.

Kështu, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ka thënë të hënën një lider i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR) separatiste në Ukrainën lindore.

“Ata kanë dy opsione: ose të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre dhe të heqin dorë, ose të vdesin”, citohet të ketë thënë Eduard Basurin, nënkryetari i Departamentit të Milicisë Popullore në DPR.

“Ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër”, ka shtuar ai.

Forcat ruse tani kanë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonetsk, epiqendra e betejës së përgjakshme për rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por linjat ukrainase në qytet ende nuk duket se janë shkëputur plotësisht.

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha të hënën se Ukraina ishte ende duke arritur të evakuonte disa njerëz nga qyteti, por kjo ishte e kufizuar nga shkalla e bombardimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gorani: Dekreti i SHBA-së synon pacifizmin e Ballkanit Perëndimor

Analisti politik Dukagjin Gorani ka thënë përditësimi i urdhrit ekzekutiv të SHBA-së…

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.…

Rrënohen objektet rreth Klinikës Infektive në Shkup

Kreu i Qytetit të Shkupit përmes profilit të tij në Facebook ka…

“E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës”

E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si…

Hidhet poshtë kërkesa për rinumërimin e votave, Vetëvendosja partia e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e…