Ukrainasit në Kiev kanë hapur një lloj ekspozite, duke prezantuar në qendrën e qytetit tanket e shkatërruara ruse si dhe mjetet e tjera të blinduara, që u shkatërruan nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Forcat ruse në fillim të pushtimit në Ukrainë kishin tentuar ta marrin nën kontroll kryeqytetin – Kievin, dhe të rrëzojnë nga pushteti qeverinë aktuale – duke e vendosur një qeveri kukull pro-ruse.

Forcat e armatosura ruse kanë arritur të ndalin agresionin rus që u erdh nga Bjellorusia, pasi përmes këtij shteti u futën forcat e para që ia mësynë kryeqytetit ukrainas. E në fund të marsit, forcat ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, morën nën kontroll edhe periferinë e Kievit.

Në luftimet tejet të ashpra që janë zhvilluar në Bucha dhe Irpin, janë shkatërruar një sasi e madhe e mjeteve të blinduara ruse. Rol të madh në këtë kanë luajtur sistemet kundër mjeteve të blinduara siç janë predhat amerikane Javelin dhe ato britanike NLAW, që iu dhanë ukrainasve nga shtetet perëndimore.

Sipas të dhënave të Oryxa, ueb-faqe e specializuar që merret me pajisjet e shkatërruara ushtarake në luftën në Ukrainë, Rusia nga fillimi i luftës ka humbur 3778 pajisje të rënda ushtarake – ku 693 prej tyre janë tanke.

Në fotogaleri mund të shihet një pjesë të pajisjeve ushtarake ruse që janë ekspozuar në sheshin Mikhailivska të Kievit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si…

Covid 19/ 18 raste të reja dhe 3 viktima

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18…

Rishfaqet Mogherini, BE e prezanton Kosovën si republikë (FOTO)

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini…

Mariupolit: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fillojmë evakuimin

Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë prekëse…

Vrasja e gazetarit grek, kryeministri Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar hetim të shpejtë për vrasjen e…