Ukraina e ka zgjatur ligjin ushtarak për tre muaj deri më 23 gusht.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi fillimisht dekretin, së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak, më 24 shkurt dhe që atëherë e ka zgjatur atë për një muaj në dy raste.

Të dielën, parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Përfaqësuesi i Zelensky në Gjykatën Kushtetuese, Fedir Venislavskyy, tha se vendimi për ta zgjatur atë për 90 ditë këtë herë është për shkak se një “kundërsulm kërkon më shumë kohë se sa mbrojtja”.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas të moshës 18-60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë përjashtime të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Partitë tërheqin pjesën më të madhe të ankesave në KSHZ

Nga gjithsej 28 ankesa dhe parashtresa nga pjesëmarrësit në zgjedhje, për shqyrtim…

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian votoi raportin për Kosovën

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u…

Haradinaj ia uron fitoren Vetëvendosjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje duke…

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë…

Edhe mbi shtatë mijë vaksina Pfizer arrijnë në Shqipëri, Rama paralajmëron ardhjen edhe të vaksinës ruse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 7…