Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë deklaruar të kundërtën, duke potencuar se trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës.

Në një postim në Twitter të publikuar të martën në mëngjes, deputetja Verkhovna Rada e konfirmoi se trupat bjelloruse ndodheshin në tokën ukrainase.

“Trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin e Chernihiv. Informacioni u konfirmua për publikun nga Vitaliy Kyrylov, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Veriut. Më shumë detaje më vonë”, thuhet në Twitter.

Megjithatë pretendimet e fundit nga forcat ukrainase bien ndesh me atë të udhëheqësit Lukashenko, i cili tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksionet ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”.

“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë për këtë”, ka thënë Lukashenko.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme është raportuar për një kolonë bjelloruse prej 33 njësi që kishte hyrë në këtë rajon të Ukrainës, që ndodhet në veri të Kievit, derisa ka pasur ndërprerje të komunikimi celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ora policore gjatë kësaj fundjave prej orës 19 deri në orën 5

Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me…

Elementë të pushtetit ia kanë mësyrë destabilizimit të BFI-së dhe komunitetit mysliman në RMV

Në intervistën e Sulejman Rexhepit, dhënë TV Lajm, për sa i përket…

“Kovid 19”, trajtimi i pacientëve me plazmën e gjakut po jep rezultate të mira

Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është…

Ish-kryegjyqtari: Misioni i BE në Kosovë, ishte i njëanshëm për çështjet e luftëtarëve të UÇK

Malcom Simmons, ish-drejtues i misionit evropian të ligjit në Kosovë (EULEX), ka…

Ukraina thotë se ka vrarë rreth 800 ushtarë rusë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit, trupat…