Ushtria ukrainase pretendon se forcat e saj kanë rimarrë sërish kontrollin në qytetin Makariv, i cili ndodhet shumë pranë Kievit.

Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se trupat vendase i shtynë ushtarët ruse nga Makariv, rreth 60 km në perëndim të kryeqytetit.

“Falë veprimeve heroike të mbrojtësve tanë, flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, armiku u refuzua”, shkruhet në faqen e shtabit.

Kjo deklaratë vjen tre ditë pasi një sulm rus me mortaja në qytet vrau shtatë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar/ Burime: U largua nga Shqipëria më 9 shtator

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ish…

Sela: 12 prilli është dita kur do të largohen aktorët politik që kanë privatizuar partitë (Video)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot pas mbajtjes së takimit…

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një…

Idrizovë, prindërit refuzojnë çdo zgjidhje përveç Njegoshit

Nëse Komuna e Gazi Babës nuk pranon kërkesën e 11 prindërve shqiptarë…

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Por votën për ndryshim e morën…