Ukraina ka rimarrë 53 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryesisht të pushtuar nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit të Moskës, tha guvernatori rajonal.

Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj.

Por Ukraina tani po zotohet të kryejë një kundërsulm të madh për të rimarrë tokën dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit, shkruan Sky News.

“Deri tani, 53 vendbanime janë konfirmuar si të çliruara”, citohet të ketë thënë guvernatori në detyrë Dmytro Butriy.

Kjo shifër ishte nëntë vendbanime më shumë se numri që ai dha të hënën, që dukej se tregonte një ritëm të përshpejtuar të Ukrainës në rajon.

Në anën tjetër, Moska e ka akuzuar Uashingtonin se është “përfshirë drejtpërdrejt” në konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar se spiunët amerikanë po bashkërendonin sulmet me raketa ndaj trupave ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Vadym Skibitsky, zëvendës kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, kishte pranuar se Uashingtoni organizon sulmet me raketa HIMARS.

“E gjithë kjo vërteton në mënyrë të pamohueshme se Uashingtoni, në kundërshtim me pretendimet e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit, është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë”, ka thënë ministria e mbrojtjes.

Joe Biden ka thënë se dëshiron që Ukraina të mposht Rusinë dhe e ka furnizuar me miliarda dollarë armë Kievin, por Uashingtoni nuk dëshiron një konfrontim të drejtpërdrejtë midis ushtarëve amerikanë dhe rusë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Varheji u takua me ministri bullgar: Ministri Santos përmendi shumë vendime që duhet të miratohen

Ministri portugez, Augusto Santos Silva dhe eurokomisari Oliver Varheji tanimë kanë realizuar…

Ish-gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons, thotë se BE-ja shtrembëroi drejtësinë në Kosovë – dëshiron të dëshmojë në Kuvend

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, përmes një postimi në Twitter iu është…

Kurti: Nuk kemi problem me shpronësimet, por me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes Time Kadrijaj, e…

Dorëzuan të dhëna të rrejshme dhe sulmuan policët, arrestohen dy persona në “Qafë Thanë”

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë…

Rishfaqet Mogherini, BE e prezanton Kosovën si republikë (FOTO)

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini…