Ushtria ka stabilizuar situatën në rajonin rus Kursk dhe vijon përparimin
Forcat e Ukrainës përparuan edhe 3 kilometra të tjera në rajonin Kursk të Rusisë, duke marrë kontrollin e dy vendbanimeve të reja atje. Njoftimi erdhi nga vetë presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Deri tani Ukraina po tregon aftësi jo vetëm për të mbajtur territorin e pushtuar, por edhe për ta zgjeruar atë. Inkursioni u ndërmor me qëllim për ta detyruar Rusinë të tërheqë trupa nga fronti i Ukrainës kur situata është e vështirë, sidomos në rajonin e Dombasit.
Deri tani Rusia ka pasur një përgjigje kaotike ndaj inkursionit ukrainas, duke dubluar rolet mes ushtrisë e FSB-së, agjencisë së sigurisë.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës e kanë mbështetur inkursioni. Së fundi, sinjale të mbështetjes janë dhënë edhe nga ish-Presidenti i ShBA-së Donald Trump.