Ukraina pretendon se ka bërë të mundur pengimin e një sulmi ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një njësi e forcave special çeçene të njohura ndryshe si Kadyrovites ishin përfshirë në këtë sekmë.
Shefi i sigurisë ukrainase Oleksiy Danilo tha:
“Ne jemi të vetëdijshëm për operacionin special që do të zhvillohej drejtpërdrejt nga Kadirovitët për të eliminuar presidentin tonë”.
Oleksiy Danilo u shpreh se Ukraina ishte informuar për këtë komplot nga anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë.